Shkodër, digjet një automjet në qendër të qytetit .

Nga Dinejda
Shkruar ne 11 Maj 2012 ora 8:55pm

SHKODËR - Një automjet tip Golf 3 me targa SH 13 68 E është djegur plotësisht sot në qytetin e Shkodrës. Burime pranë policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, duke shkaktuar panik mes qytetareve.

Pas informacionit të marrë, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat speciale të zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta shuajnë plotësisht zjarrin. 

Në të njëjtën kohë kohë kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat në bashkëpunim me ekspertët e zjarrfikësve, në bazë të hetimeve të bëra, kanë konstatuar se shkaku i rënies së zjarrit ka ardhur si rezultat i rrjedhjes së gazit, me të cilin funksiononte automjeti.

Në momentin e rënies së zjarrit, mësohet se në automjet ndodheshin disa persona, të cilët kanë shpëtuar pa u dëmtuar.