SHKODËR, PËRPLASET 45-VJEÇARJA ME BIÇIKLETË

Nga Dorjan
Shkruar ne 27 Mar 2012 ora 6:40pm

Pakujdesia dyshohet të jetë shkaku i një aksidenti të ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku një 45-vjeçare ka mbetur e dëmtuar rëndë. Një autoveturë tip Volsvagen, që drejtohej nga shtetasi Shefqet Pepa, 58 vjeç, ka përplasur Suada Dibrën e cila po lëvizte me biçikletë së bashku me djalin e saj.

I biri nuk ka pësuar dëmtime të rënda kurse 45-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë. Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit që së bashku me persona të tjerë i kanë dhënë ndihmën e parë të dëmtuarës.

Ajo ndodhet në spitalin e Shkodrës ku gjendja e saj paraqitet e rëndë, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e autoveturës.