Shkodër, po lozte me ciften, vetëvritet 9-vjecari.

Nga Dinejda
Shkruar ne 29 Mar 2012 ora 9:58pm

SHKODËR- Një 9-vjecar ka mbetur i vetëvrarë aksidentalisht me armë gjahu në Shkodër. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të këtij rrethi.

Sipas policisë, 9- vjecari Elhad Sula ka qënë duke luajtur jashtë një stalle bagëtish, pranë banesës së tij me një armë gjahu, cifte, e cila është shkrepur aksidentalisht, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të fëmijës.

Pranë 9-vjecarit ka qenë edhe vëllai i tij, i cili ka shpëtuar mrekullisht. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.