Shkodër, vdes 24-vjeçari, ra në kontakt me rrymën elektrike

Nga Dorjan
Shkruar ne 04 Pri 2012 ora 1:30pm

SHKODER - Një 24-vjeçar në Shkodër ka humbur jetën, ndërsa tentonte të vidhte energji elektrike, në orët e para të mëngjesit. Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Omaraj të komunës Gruemirë.

Sipas policisë, 24-vjeçari Daniel Arra është gjetur i pajetë në një rrugë të fshatit nga banorë të zonës.

Nga hetimet paraprake rezulton se Arra ka tentuar të lidhë një kabëll elektrik me transformatorin e lagjes, ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.