SHKODËR, VETËVRASJE ME PLUMB NË KOKË

Nga Dorjan
Shkruar ne 26 Mar 2012 ora 4:44pm

I ka dhënë fund jetës me një plumb në kokë, 47-vjeçari Anold Dedja, arkitekt dhe biznesmen në fushën e ndërtimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orws 12 të paradites së të hënës, brenda në banesën e familjes Dedja në lagjen “Kongresi i Përmetit” në qytetin e Shkodrës.

Arkitekti i njohur në Shkodër pasi për disa vite ka punuar dhe në zyrën e urbanistikës në bashkisë së këtij qyteti ka qëlluar veten me një plumb pistolete në kokë, brenda në një prej ambienteve të shtëpisë, ndërsa askush nuk ndodhej aty. Krisma është dëgjuar nga persona të tjerë që e kanë gjetur të vdekur 47-vjeçarin.

Sipas burimeve nga policia, vdekja e arkitektit ka qenë e menjëhershme. Nuk dihen motivet që e kanë çuar babain e dy fëmijëve në vetëvrasje por mësohet se kohët e fundit ai kishte probleme financiare me biznesin e tij dhe kishte shuma parash të palikuiduara. Megjithatë, paraditen e së hënës ai është parë të pijë kafenë e mëngjesit në një lokal pranë bashkisë, siç bënte çdo ditë dhe të takohet me persona të ndryshëm.

Në momentin kur ka kryer vetëvrasjen, dy fëmijët e tij kanë qenë në shkollë ndërsa bashkëshortja me profesion gjyqtare në gjykatën e Shkodrës ka qenë në punë. Një ditë më parë një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në një fshat pranë Shkodrës kur një 41 vjeçare e sëmurë me depresion i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.