Shkodër, vjehrri plagos me armë zjarri dhëndrin, i dhunonte vajzën

Nga Dorjan
Shkruar ne 13 Pri 2012 ora 2:44pm

SHKODER - Një 33-vjeçar në Shkodër është plagosur me armë zjarri nga vjehrri i tij, pasi ky i fundit dyshonte se i dhunonte fizikisht vajzën.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin e autorit në hyrje të qytetit kur mes të riut Nikolin Nika dhe babait të nuses së tij Tom Ndoja, ka nisur një debat i fortë me fjalë.

Në sherr e sipër, Ndoja ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ndaj dhëndrit, i cili mbeti i plagosur me një plumb në kraharor.

33-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia arrestoi autorin i cili do të përballet me akuzën e tentativës për vrasje.