Shkup, një 20-vjecar hap zjarr, plagosen 3 persona

Nga Dorjan
Shkruar ne 23 Mar 2012 ora 7:36pm

SHKUP-Një 20 vjecar në Shkup ka qëlluar me armë automatike nëpër rrugët e qytetit duke lënë të plagosur tre persona.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm kur 20 vjecari me iniciale H.B nga Shkupi qëlloi në mënyre të pakontrolluar mbi dy automjete tip Golf dhe Renault.

Fillimisht ai ka shtënë mbi makinën tip Golf, ku mbetën të plagosur dy persona, një 29 vjecar dhe një 22 vjecare.
Pas kësaj autori ka vazhduar të lëvizë sërish në rrugë duke qëlluar me pushkë mbi automjetin tjeter tip Renault, ku shkaktoi plagosjen e një tjetër personi. Të tre të plagosurit po trajtohen në spital, kurse policia ka arrestuar autorin dhe po heton të plotë ngjarjen.