Shpërthim në vendin e mbeturinave, plagoset 17-vjeçari

Nga Dorjan
Shkruar ne 20 Mar 2012 ora 4:28pm

Një 17-vjeçar ka mbetur i  plagosur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit pas një shpërthimi në vendin e hedhjes së mbeturinave. Burime nga policia bëjnë të ditur se 17-vjeçari me inicialet A.Sulejmani nga fshati Drizë e Patosit ishte duke mbledhur sende metali në një vend grumbullimi mbeturinash kur ka ndodhur shpërthimi. Sipas të njëjtave burime mësohet se Menjëherë adoleshenti është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit dhe sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetën. Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit.