“Shqipëria surpriza e vitit për turizmin”

Nga Dinejda
Shkruar ne 02 Apr 2012 ora 11:23pm

Turizmi shqiptar po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në mediat ndërkombëtare. Në vitin 2011 Shqipëria ishte në vendin e parë e përzgjedhur nga australianja “Lonley Planet” si destinacioni më i përzgjedhur nga vizitorët e huaj.
E në të vërtet ashtu ndodhi, gjatë vitit të kaluar vendi ynë dyfishoi numrin e turistëve krahasuar me vitin 2010, dhe kjo gjë u vu re jo vetëm në pikun e sezonit turistik në verë por përgjatë gjithë vitit. Sipas të dhënave zyrtare të BSH, zyrës kombëtare të statistikave dhe Ministrisë së Turizmit, më shumë se 4 milionë turistë të huaj vizituan territorin shqiptar nga veriu në jug, me një rritje prej 18,7% kundrejt 2010-ës. Ndërkohë viti 2012 shënon një tjetër vit pozitiv në parashikimet për sektorin e turizmit. Shqipëria e cituar nga shumë media dhe agjenci të huaja turistike, pritet të jetë në top listën e vendeve më të kërkuara. Të dhënat e para në këtë fillim viti kanë treguar se Shqipëria ka qenë surpriza e këtij viti përsa i përket prenotimeve për të kaluar pushimet verore. Pak kohë më parë aeroporti më i madh i Londrës, “Stansted” raportoi se në kërkimet e bëra për destinacionet e pushimeve më të përzgjedhura nga britanikët Shqipëria ishte destinacioni më i prenotuar për shkak të pamjeve mahnitëse.
Ndërkohë një nga angjencitë ndërkombëtare të udhëtimeve, “Walks Worldwide”, për këtë vit ka shtuar dy data të tjera drejt Shqipërisë, pas kërkesës së jashtëzakonshme për udhëtime drejt Bjeshkëve të Nemuna.Përgjegjësi për hulumtimin dhe krijimin e “Walks Worldwide Trekking”, “Mark Knowles”komenton se Shëipëria është surpriza e vërtetë më e madhe për ne për këtë vit, duke shtuar se kërkesat për udhëtime drejt këtij vendi janë të larta. Malet janë spektakolare, të pandotura dhe të padepërtueshme. Kjo zonë e largët e Europës mund të krahasohet lehtë me destinacionet më të largëta dhe ekzotike sikurse ecjet në rajonet e Himalajës, komenton agjencia.
Për 2012, Shqipëria është vlerësuar në vendin e parë për turizëm nga një prej revistave dhe guidave turistike më të mëdha të SHBA, “Frommer’s”. Në një listë të publikuar sëfundmi revista shkruan se Shqipëria është destinacioni më i mirë në të gjithë botën për tu vizituar këtë vit. Raporti cilësi-çmim jep mundësinë për pjesën më të madhe të turistëve për të vizituar mrekullitë e rivierës shqiptare shkruan kjo media. Revista amerikane e cilëson bregdetin shqiptar si një bukurit natyrore me një diferencë të madhe nga ajo kroate për qetësinë që të ofron dhe koston e ulët. Plazhet me rërë të bardhë, ujërat e kristalta, fshatrat me shijen tipike të Mesdheut, shkruan “Frommer’s” e bëjnë atë të jetë ndryshe. Ekspertët e turizmit thonë se në Shqipëri është më e lehtë të kryesh aktivitete në hapësirë shkruan revista amerikane, duke përmendur eksplorimet malore, pishat, ullinjtë e kështjellat mesdhetare. “Frommer’s” e ka konsideruar Borshin si një nga vendet më të nxehta ku mund të zbulosh përveç plazheve edhe objekte antike të romanëve, grekëve e venecianëve.
Por vendi i vogël i Ballkanit është një nga më të kërkuarat për udhëtime për vitin 2012 . FT e ka quajtur Shqipërinë si një nga prespektivat më interesante për udhëtimet emergjente. Gjithashtu vendi ynë është nominuar nga “Travel MSN”, si një nga denstinacionet më të nxehta për këtë vit. Cox&Kings, një nga shoqëritë më të vjetra të udhëtimeve në botë e ka pozicionuar Shqipërinë në vendin e katërt për këtë viti në listën e tyre prestigjoze. Sipas kësaj agjencie peizazhi shqiptar përshkruhet si një bukuri që vret, malet të egra, plazhet e pandotura me rërë të bardhë por edhe vargmalet të mistershme.
“Travel MSN” shkruan se bota po zgjon ngadalë potencialin natyror dhe historik të këtij vendi. Por për tu theksuar është edhe fakti se fqinjët tanë italianët sipas agjencisë “Viaggi news”, kanë nisur prenotimet e parë qysh në fillim të vitit për të kaluar pushimet në 2012-ën. Shqipëria dhe Kroacia janë nga më të përzgjedhurat në Europë. Ata kanë vlerësuar jo vetëm bregdetin dhe natyrën e virgjër të Shqipërisë por edhe sitet arkeologjike dhe fshatrat piktoreskë ku mund të zhytesh në zbulime të traditave të bukura lokale.