Shqiponja, tatuazh në trupin e Kreshnik Qatos

Nga Dorjan
Shkruar ne 25 Mar 2012 ora 10:16pm

TIRANE – Një tjetër informacion na vjen për një tjetër person publik, këtë herë në kategorinë e sportit dhe pikërisht boksit.

Kreshnik Qato, i njohur për shpirtin patriotik që e karakterizon, ka bërë së fundmi një tatuazh dhe ajo që ka zgjedhur të stampojë në trupin e tij është pikërisht shqiponja.

 

 

Një tatuazh i thjeshtë, por që në fund të fundit ka një domethënie të madhe për Kreshnikun, që sipas tij e ka realizuar me dëshirë të madhe. Nuk ka qenë e vështirë për boksierin të vendoste për tatuazhin, pasi shqiponja është elementi më i rëndësishëm që ai ka dashur të përvetësojë.