SHUHET PËRFUNDIMISHT ËNDRRA PËR NJË STADIUM TË RI

Nga Dorjan
Shkruar ne 30 Pri 2012 ora 8:06pm

Kryeministri Berisha premtonte me të madhe një vit më parë, për ndërtimin e një stadiumi të ri, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Por, ky stadium nuk u ndërtua për arsye financiare dhe tashmë duket se projekti është braktisur përfundimisht.

Kjo, duke qenë se bashkia ka nisur punimet për një parking nëntokësor përpara stadiumit “Qemal Stafa”, ku ishte parashikuar edhe ndërtimi i stadiumit të ri. Dhe, për shkak të zvogëlimit të hapësirave, nuk ka asnjë mundësi që aty të bëhen punime për zgjerimin e stadiumit, ashtu siç ishte parashikuar.

Pra, jo vetëm që stadiumi i ri nuk do të ndërtohet, por tashmë ka dalë jashtë funksionimit edhe i vetmi stadium ndërkombëtar që plotëson kushtet në Shqipëri.

Ky fakt është denoncuar edhe nga deputeti socialist, Taulant Balla.

“Fillimi i punimeve per ndertimin e parkingut nentokesor ne sheshin Italia shuan cdo shprese te zgjerimit dhe ndertimi…t te nje stadiumi te ri kombetar. Projekti i premtuar i stadiumit te ri kombetar do mbetet vetem ne leter sepse Lulzim Basha ia vuri kufirin ketij stadiumi deri ne shkallet hyrese. Sipas specialisteve fillimi i ndertimit te parkingut nentokesor perpara fillimit te punimeve per zgjerimin e stadiumit e ben te pamundur cdo shtese apo zgjerim te tribunes qendrore te Stadiumit Qemal Stafa. Tashme stadiumi do jete i rrethuar plotesisht”, shprehet deputeti socialist.