Si hiqen tatuazhet ?

Nga Dorjan
Shkruar ne 03 Pri 2012 ora 6:32pm

A jeni penduar per ndonje tatuazh qe mund te keni bere me pare apo nje tatuazh te realizuar keq? Nuk ka problem. Tatuazhet mund te hiqen, dhe ja se si funksionon heqja e tyre.

Tatuazhet kryesisht realizohen me ane te makines elektrike e cila me shpejtesi te madhe me ane te gjilperes ne menyre te perseritur, fut boje ne shtresen e lekures duke e ‘prere’ shtresen e siperme te lekures. Ne te vertete, me sa me shume perkujdesje dhe qetesi te jete realizuar tatuazhi aq me e thjeshte eshte qe te hiqet ne te ardhmen pasi pigmenti eshte i vendosur i gjithi ne te njejten thellesi ne lekure.

Qe prej 1980, lazerat – reze nje ngjyreshe me intensitet te larte, kane qene mjete standarte per heqjen e tatuazheve, sepse ato ofrojne nje metode, pa gjakderdhje dhe rrezik te ulet per efektet e mundshme anesore. Procedura e heqjes realizohet pas disa vizitash, ku vendoset nese pacienti ka ose jo nevoje per mpirje lokale.

Sipas “Fit Discovery and Health” lloji i lazerit te perdorur per heqjen e tatuazhit varet nga ngjyra e pigmentit te tij. Ngjyra e verdhe dhe e gjelber jane me te veshtirat per tu hequr nderkohe qe e zeza dhe bluja jane ngjyrat qe mund te hiqen me thjeshte.

Lazerat e heqin tatuazhin duke derguar impulse drite me intensitet te larte qe kalojne pa shkaktuar dem ne shtresat e lekures dhe absorvohen nga pigmenti i tatuazhit me poshte. Energjia nga kjo drite e lazerit i shkakton pikmentit qe te thyhet ne grimca te vogla te cilat pastaj mund te hiqen nga sistemi imunitar i trupit tuaj. Sa me i shendetshem, i mire hidratuar dhe sa me te clodhur te jeni aq me thjeshte do ti heqe sistemi tuaj imunitar keto grimca te vogla pigmenti.

Asnje gabim nuk do te kaloje pa u ndeshkuar, gjithsesi. Heqja e tatuazhit dhemb pak. Perplasja e impulseve te lazerit ne lekure eshte pershrkuar si dhimbje nga pikat e nxehta te vajit te skuqur te cilat prekin lekuren. Ajo kerkon trajtim me disa seanca lazeri te ndara ne 3 jave per te hequr nje tatuazh te nje madhesie mesatare. Pas cdo seance lekura do te jete e ndjeshme dhe mund te foromoje kore. Gjate javeve ne vijim ne pjeset e trajtuara, pigmenti do jete duke u venitur.