Simone i afrohet Adelina Tahirit.

Nga Dinejda
Shkruar ne 09 Maj 2012 ora 6:29pm

E mbani mend qe ju kemi shkruar dy jave me pare ne lidhje me nje pelqim qe kishte midis balerinit te “Dancing with The Stars”, Simone, dhe kengetares Adelina Tahiri? Mesa duket, midis tyre gjerat kane perparuar. Kemi mesuar qe kengetarja dhe Simone kalojne mjaft kohe ne shoqerine e njeri-tjetrit, edhe pse jo vetem, por bashke me miq te tjere.Megjithate, sic shihet edhe ne kete foto, afrimi mes tyre eshte i madh. Teksa Aferdita Dreshaj po shkrep aparatin, Simone nuk humb rastin per t’ju afruar me shume Adelines dhe per t’i dhene asaj nje puthje ne faqe.Nga ana tjeter, Adelina nuk duket te jete bezdisur aspak, perkundrazi duket se e ka shijuar kete afrim. Megjithate, asnjeri prej te dyve nuk pranon te thote dicka me shume ne lidhje me kete histori, por theksojne qe jane vetem miq.