Simptomat psikike dhe fizike të Depresionit.

Nga Dinejda
Shkruar ne 27 Pri 2012 ora 7:16pm

Shumica prej nesh kalojmë disa momente apo periudha  kur ndihemi të vetmuar,të pikëlluar apo të depresionuar. Këto momente zakonisht janë normale që vinë si rezultat i humbjes së ndonjë personi të dashur, një dite të vështirë, apo reaksion ndaj një momenti lëndues. Por, kur ndjenja e keqe, pikëllimi dhe paaftësia për tu përballur me depresion e kaplojnë një person aq shumë saqë aftësia e tyre për të bërë jetë normale përkeqsohet, atëherë është e mundur që kemi të bëjme me çrregullim depresiv , që gjithashtu quhet edhe depersion klinik, depresion unipolar apo depresion i madh. Jo formalisht kjo gjendje thjesht referohet si depresion.

Depresioni mund të ketë ndikim të madh në jetën e atij që vuan. Ekspertët thonë se efekti është  i ngjajshëm me atë të diabetit, dhe disa gjendjeve të tjera kronike.
Simptomat depresive ndryshojnë dukshëm nga një person në tjetrin. Më së shpeshti personat me depresion ndjehen të pashpresë, të pikëlluar, dhe humbin interesin për ti bërë gjërat që dikur i kanë bërë me qejf.
Cila është diferenca në mes të shenjave dhe simptomave?
Një simptomë është dicka që ndjehet nga pacienti, si per shembull kokëdhimbja, ndërsa shenja detektohet edhe nga njerezit e tjerë, sic është vrulli.
Më poshtë do të gjeni disa nga shenjat dhe simptomat e asociuara me depresionin:
Shenjat dhe simptomat psikologjike:
  • Pikëllim i pandërprerë apo disponim i ulët
  • Ndjenja e të qenit i/e pavlerë
  • Ndjenja e vet-urrejtjes
  • Ndjenja e të qenit i/e pashpresë
  • Ndjenja të qenit i/e pambrojtur
  • Ndjenja për të qarë
  • Ndjenja e fajsisë
  • Shpërthime mllefi
  • Nuk i toleron të tjerët
  • I pavendosur- E ke vështirë të vendosesh edhe për gjërat më të vogla
  • E sheh si dicka të pamundur të kënaqesh me jetën
  • Lëndimi i vetvetës
  • Mendimi për vetvrasje
  • Ankth i parreshtur
Shenjta dhe simptomat fizike
  • Lëvizjet e trupit mund të jenë më të ngadalshme se sa kanë qenë më parë
  • Probleme me përqendrim
  • Të folurit mund të jetë më i ngadalshëm se sa ka qenë
  • Mënyra e të ushqyerit dhe apetiti ndryshojnë – Pacienti han më pak dhe humb peshë. Por, disa tjerë mund të han me shume dhe shtojnë peshë.
  • Deshira për seks zvogëlohet
  • Mungesë energjie. Je gjatë gjithë kohës i lodhur.
  • Nëse pacienti është femër, cikli menstrual  mund të ndryshoj
  • Të mos qenit rehat – Pacienti mund të shpejtoj dhe ngadalësoj lëvizjen e duarve dhe e ka të vështirë të rri palëvizur
  • Dhimbje të pashpjegueshme si kokëdhimbje, dhimbje shpine apo probleme me sistemin e tretjes
  • Crregullime me gjumë – vështirësi për të fjetur, apo zgjohet gjatë natës dhe nuk mund të fle. Studimet tregojnë se 80% e atyre me depresion vuajnë nga një lloj i pagjumsisë. Hypesomnia (fjetja e tepërt) është gjithashtu e mundshme. Disa medikamente që përdoren për të shëruar depresionin mund të shkaktojnë pagjumsinë.
Shenjat dhe simptomat sociale janë:
  • Rezultate të dobta në punë
  • Punë e dobët në shkollë
  • Shmangia e kontaktit me shokë/shoqe
  • Braktisja e  gjërave që ju interesojnë
  • Probleme me familje/probleme në shtëpi
  • Në disa raste të renda të depresionit, pacienti mund të përjetoj simptoma të psikozës, deluzionit apo halucinacione.