Skandal, prifti shfaq video gay në ceremoninë e rrëfimit të fëmijëve

Nga Dorjan
Shkruar ne 04 Pri 2012 ora 2:26pm

Një skandal i ri ka goditur kishën katolike të Irlandës së Veriut në të cilën një prift ju ka treguar një grupi prindërish një video pornografike gay, në vend të videos e cila paraqiste ceremoninë e rrëfimit të parë të fëmijëve të tyre.

Gjithçka ka ndodhur në shkollën fillore St. Mary’s, në fshatin Pomeroy, raporton. Prifti, Martin McVeigh, ka pohuar se nuk e kupton mënyrën se si ato materiale kanë përfunduar në USB që ai ka përdorur. Vatikani është duke hetuar me imtësi këtë çështje.

Prindërit janë vënë në “pozita lufte” dhe menjëherë i kanë kërkuar kishës, me anë të një komunikate, shkarkimin nga detyra të priftit në fjalë.

“Atë ditë, – siç shkruhej nga prindërit, – McVeigh hoqi USB nga kompjuteri dhe doli menjëherë nga dhoma”.

Prifti, në bazë të asaj çka tha vetë kardinali Sean Brady, rrëfen se nuk di të japë asnjë shpjegim për imazhet e turpshme me seks mes djeshme dhe sipas autoriteteve kishtare është duke ndihmuar vetë kishën në hetimet që kanë nisur.

Nuk është hera e parë që zbulohen të tilla skandale të shëmtuara në radhët e eksponentëve të kishës në disa vende kryesisht evropiane. Ato shpesh kanë ndikuar tek besimtarët kristianë që t’u qëndrojnë larg duke zbehur kështu besimin e tyre.