Skandal, shiten për skrap veprat e artit në Korçë.

Nga Dinejda
Shkruar ne 17 Maj 2012 ora 2:12pm

KORCE- Veprat e artit në qytetin e Korçës po shit en për skrap. Fenomeni i çuditshëm ësh të përhapur anë e kënd qytetit duke prekur të gjitha skulpturat e parqeve. Kësaj sëmundje ngjitëse nuk i kanë shpëtuar as veprat e reja e as ato të vjetrat, pavarësisht se kujt i dedikohen, Rilindasve apo simboleve të artit. Kësaj gjëme nuk i kanë shpëtuar as Naim Frashëri e Naum Veqilharxhi, siç do e shohim në vijim. Banorët e Korçës po e përcjellin me dëshpërim dëmtimin e veprave të artit, të cilat janë vendosur në vende të dukshme të qytetit. Diku janë vjedhur skulpturat, diku aksesorët metalikë të tyre ndërsa shumë vepra të tjera janë shkarravitur me lloj-lloj bojërash.

Si për të plotësuar panoramën, nuk mungojnë edhe rastet kur vendosen lajmërime e postera duke dëmtuar pamjen e tyre. Pranë Qendrës Kulturore të Korçës, pas organizimit të Kolonisë Ndërkombëtare të Skulpturave nga Bashkia, u vendos një skulpturë me formën e kitarës, simbolit të këngëve të qytetit, serenatave. Por, siç shihet nga fotografia e realizuar dje, persona anonimë i kanë vjedhur telat prej bakri asaj, çka ka bërë që të mos i ngjajë më kitarës, por një luge të stërmadhe. Aktori Vaskë Çeçe tejet i indinjuar thotë se njerëz të veçantë kanë shëmtuar këto vepra arti. “Më vjen keq kur shoh këto skulptura parqesh që janë dëmtuar nga njerëzit. Mund të flasim për Naim Frashërin dhe shumë vepra të tjera të artit”, – përfundon Çeçe. Nga ana tjetër, ish-instrumentisti i grupit

“Lira”, sot në pension, Engjëllush Pupa, mendon se duhet një fond i veçantë që bashkia ta përdorë vetëm për problemin e artit në qytetin e Korçës. Edhe Pupa, i cili ka punuar në Pallatin e Kulturës në Korçë, e vëren me keqardhje fenomenin e qytetit të tij.