Stine mohon lidhjen me Ronela Hajatin

Nga Dorjan
Shkruar ne 14 Mar 2012 ora 11:26pm

Kantautori Stine ka mohuar lidhjen e tij me këngëtaren Ronela Hajatin. Ai është shprehur se nuk është e vërtetë që ka lidhje dashurie me këngëtaren, dhe se ata janë vetëm miq.Stine dhe Ronela ishin fotografuar duke u përqafuar me njëri tjetrin, dhe menjëherë kanë qarkulluar fjalë për një lidhje dashurie mes tyre, por ky lajm është përgënjeshtruar nga vet Stine.
Ai ka thënë se ato fotografi janë bërë me një ditëlindje ku kanë qenë të ftuar që të dy, dhe ato përqafime kanë qenë shumë miqësore, sepse mes tyre nuk ka asgjë.