Studimi: Rrjetet sociale janë shumë femërore

Nga Dorjan
Shkruar ne 02 Pri 2012 ora 4:36pm

Kompanitë e rrjeteve sociale po bëjnë më shumë përpjekje për të thithur meshkujt në faqe pasi një studim ka zbuluar se femrat përbëjnë aktualisht 58 përqind të përdoruesve.

Numri i njerëzve që u bashkuan me rrjete të tilla si Facebook dhe Twitter u dyfishua nga viti 2008 -2010 me 850 milion, por numri i përdoruesve meshkuj ra me 3 përqind, thuhet në një studim të Pew Research Center.

Studiuesja Keith Hampton thotë se meshkujt janë më pak të interesuar që të përdorin rrjete sociale si një formë shprehje.