Syneti në aspektin mjekësor

Nga Dorjan
Shkruar ne 24 Pri 2012 ora 2:53pm

TIRANE-Syneti (circumcisioni) gjatë historisë ka qenë temë emotive dhe shpesh pre e debateve irracionale. Viteve të fundit vërehet dukshëm tek mjekët një tendencë për kthimin sërish në praktikimin e synetit tek të porsalindurit.

Në dritën e rritjes së numrit të argumenteve shkencore mjekësore, të cilët tregojnë përparësitë e synetit së fëmijëve meshkuj të porsalindur kolegji pediatrik australian “College of paediatrics”, në maj të vitit 1966 ka formuluar dhe miratuar qëndrimin e ri për këtë çështje. Në këtë dokument apelohet tek mjekët që t’i njoftojnë hollësisht prindërit me përparësitë mjekësore të synetit të fëmijëve. 

Këshilla të ngjashme kanë dhënë edhe “Canadian pediatric society” dhe “American college of paediatrics”, në të cilat përshkruhen përparësitë e synetit. Vlen për ta theksuar mendimin e profesorit të universitetit të sidnejit, dr. Brian j. Morris, i cili ka bërë kërkime shkencore në fushën e virusologjisë dhe kancerit të organeve gjenitale.

Profesori i përmendur thotë se nuk është as jehudi apo jurist, kështu që këtë temë e shikon racionalisht. Është fakt i qartë se shkaku i rritjes së rrezikut nga infeksioni te meshkujt e pa bërë synet qëndron në atë se pjesa e kokës së penisit e mbuluar me lëkurë përshpejton rritjen dhe zhvillimin e mikroorganizmave.

90% të fëmijëve të porsalindur, të viteve ‘50 dhe ‘60 të shekullit XX në SHBA dhe Australi, kanë qenë të bërë synet menjëherë pas lindjes. Atëherë syneti bëhej për shkak të higjienës, parandalimit të fimozës (inflamim i lëkurës së kokës së penisit) dhe si parandalim i kancerit të penisit.

Dr. Edgar Schoen, kryetar i grupit punues për synetin në akademinë pediatrike të Amerikës, ka deklaruar se përparësia e synetit rutinor tek fëmijët e porsalindur, si masë preventive shëndetësore e tejkalon rrezikun e kësaj ndërmarrjeje kirurgjikale.

Kështu, në periudhën prej vitit 1985 – 1992, është rritur numri i të bërit synet tek meshkujt në vitet e pjekurisë. Dr. Schoen ka treguar se ekziston lidhja në mes atyre që nuk janë bërë synet dhe inflamacioneve të traktit urinar, si dhe virusit hiv. Në bazë të kësaj dr. Schoen konkludon se “synetia e fëmijëve të porsalindur është masë preventive, e ngjashme me vaksinimin, tek e cila nuk paraqiten efekte të padëshirueshme e komplikime dhe përparësitë janë evidente gjatë tërë jetës”.

Këto përparësi përfshijnë: zvogëlojnë problemin e fimozës, zvogëlojnë balanitisin (inflamimin e kokës së penisit), zvogëlojnë infektimin e kanaleve urinare, zvogëlojnë problemet gjatë ereksionit në pubertet, zvogëlojnë sëmundjet seksuale seksualisht të transmetueshme, parandalimin e kancerit të penisit dhe zvogëlimin e problemeve dhe infektimeve urinare në pleqëri.

Edhe një autoritet në këtë lëmë është dr. Tom Wiswell, i cili thotë: “si mjek fëmijësh për shumë kohë kam qenë kundërshtar i synetisë… Por tani e kam ndryshuar mendimin tim”.

Rritja e nivelit të kortizolit gjatë dhe pas synetit tregon se fëmija i porsalindur e regjistron ndërmarrjen kirurgjikale, por kjo dhembje afatshkurtër përballohet më lehtë, sesa kur mendohen dhembjet e shkaktuara nga sëmundjet tek ata që nuk janë bërë synet.

Anestezia lokale në formë yndyre zvogëlon dhembjen tek bebja, ndërsa disa prej tyre nuk kanë dhembje, bile edhe kur ndërmarrja është kryer pa anestezi. Lëndë studimi ka qenë edhe rreziku lidhur me synetin. Në spitalet e armatës amerikane në mes viteve 1980 – 1985 kanë lindur 136.000 fëmijë, dhe prej tyre 100,000 janë bërë synet. Tek 193 veta (0, 19%) janë shkaktuar komplikime, të cilat nuk kanë përfunduar me vdekje.

Efekte psikologjike pas syneti nuk ka pasur.

Sipas një studimi të Wiswellit, ku janë përfshirë 400,000 fëmijë të porsalindur në periudhën kohore prej vitit 1975 deri 1984, është vërtetuar se ata që nuk janë bërë synet, 11 herë më shpesh janë sëmurë nga infeksionet e traktit urinar. Studimet e bëra në vitin 1982 kanë treguar se 95% të të gjitha komplikimeve të rrugëve urinare tek të porsalindurit janë paraqitur tek fëmijët e pa-bërë synet.

Një studim i Robertsit ka treguar se 4% e fëmijëve të pabërë synet kanë iflamim të traktit urinar, ndërsa 0,2% të fëmijëve të bërë synet. Te 23% të infektuar me bakterie inflamimi ka kaluar në veshka, duke shkaktuar pielonefritis (inflamim i veshkave).

Të gjitha këto edhe studime të tjera tregojnë përparësitë e synet tek fëmijët, me qëllim që të reduktohen sëmundjet e traktit urinar. Disa studime kanë treguar se syneti edhe te meshkujt 30 vjeçar, redukton sëmundjet e traktit urinar. Me argumentimin se bakteriet escheria coli, të afta që të strehohen në lëkurën e kokës së penisit shkaktojnë infektimet më të shpeshta të traktit urinar plotësohet një kriterium i kauzalitetit të ndërsjellë. Komplikimet e sëmundjeve të rrugëve urinare janë: ndërprerja e punës së veshkave, inflamimet kronike të veshkave deri te insuficienca renale. Eshtë vërtetuar se edhe me masat më të rrepta higjienike, nuk mund të mënjanohen bakteriet nën lëkurën e kokës së penisit. Studimet e mëparshme kanë treguar shkallën e lartë të triperit, uretritit (inflamim i këndit urinar) tek ata që nuk janë bërë synet. Edhe rezultatet e studimeve të reja kanë treguar të njëjtën gjë.

Në një studim të vitit 1943, që është bërë në Kanada vërtetohet se rreziku nga sifilizi te meshkujt e pabërë synet është 9 herë më i madh, ndërsa triperit (gonorreja) 3 herë më i madh se tek ata që janë bërë synet. Në “University of West australia”, një studim i vitit 1983 ka treguar se rreziku nga sëmundja e herpesit gjenital dhe infektimi me gonokok është i dyfishuar, ndërsa infektimet e organeve gjenitale dhe sifilizi pesëfishohen në krahasim me meshkujt e bërë synet. Një studim nga Australia në vitin 1992 na tregon se meshkujt e pabërë synet sëmuren më shpesh nga chlomidija (inflamim jospecifik i kanalit urinar, adds ratio 1,3) dhe triperi (adds ratio 2,1). Në bazë të këtyre argumenteve, mund të konkludohet se disa prej sëmundjeve seksuale transmetuese prekin më shumë ata që nuk janë bërë synet.