Tani Më Pak Frikë Për Të Shkuar Tek Dentisti!!

Nga Dorjan
Shkruar ne 08 Pri 2012 ora 3:43pm

Ndryshime të mëdha janë duke ndodhur në fushën e stomatologjisë – nga pamje 3D me rreze X që zbulojnë çdo lloj dëmtimi sado të vogël dhe deri tek vendosja e kurorës së dhëmbëve pa patur nevojë për një të përkohëshme.

Për të marrë formën e dhëmbëve, dentistët përdorin një lloj plasteline të gjebër – por së shpejti kjo procedurë do të kryhet nëpërmjet një drite blu dixhitalizuese. Pastaj, forma dixhitale i dërgohet me e-mail një laboratori që brenda një ore prodhondhëmbët sipas formës së dhënë, ndërsa pacienti është duke pritur në zyrën e dentistit.

Kjo është e ardhmja në stomatologjisë.

Një konferencë mbi arritjet në fushën dentare u zhvillua këto ditë në Houston të Teksasit. Aty, shkipës e shkencëtarë treguan përdorime të reja të rrezeve laser në stomatologji për mbylljen e plagëve në mishrat e dhëmbëve duke pakësuar kohën e shërimit.

Ndërsa një vështrim 3D me rreze X mund të zbulojë probleme të dhembëve, që nuk mund të shihen me rreze tradicionale X.

Së shpejti, dentistët gjithashtu do të jenë në gjendje të kryejnë analiza të ADN-së së pështymës që mund të diagnostikojnë kancerin e gojës, sëmundjet periodontale, virusin HPV dhe madje edhe kancerin e gjirit. Disa nga këto kërkime janë duke u kryer në laboratore në Houston, Teksas.