Tavolinat e shqiptareve jane duke u boshatisur

Nga Dorjan
Shkruar ne 18 Pri 2012 ora 5:03pm

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka bërë të ditur se rritja ekonomike për Shqipërinë në 2012 do të jetë 1.2 përqind.

BERZH gjatë publikimit të raportit bën me dije se Shqipëria duhet të ketë kujdes borxhin publik, i cili sipas saj është i lartë dhe ndikon negativisht në rritjen ekonomike të vendit në kushtet e krizës financiare globale.

Këtë konstatim BERZH e bëri gjatë publikimit në Tiranë të raportit për 2011 me titull “Kriza dhe Tranzicioni”, i cili raporton ecurinë ekonomike në 29 vende të rajonit.

Përfaqësuesi i BERZH-it në Tiranë theksuan se kjo krizë ka ndikuar në buxhetet e 60 % familjeve shqiptare e rrjedhimisht edhe në jetesën e tyre, duke ulur ndjeshëm edhe konsumin e mallrave ushqimorë.