TË RINJTË SUEDEZË PASTROJNË QYTETIN E LUSHNJËS, BANORËT VENDAS BËJNË SEHIR

Nga Dorjan
Shkruar ne 06 Apr 2012 ora 4:58pm

Një grup studentësh nga Suedia kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e qytetit të Lushnjës. 36 të rinjtë për tre ditë me radhë do të pastrojnë pjesë të ndryshme të qytetit, lagje periferike dhe lulishtet qendrore të këtij qyteti.

Nismën e tyre e kanë prezantuar edhe para pushtetit vendor. Të rinjtë suedezë kanë dalë në rrugët e qytetit për të sensibilizuar edhe banorët për këtë aksion.

“Ne jemi nje grup nga Suedia, i perbere nga 36 persona, kryesisht studente. Jemi te gezuar qe kemi ardhur ne Lushnje, ku se bashku me pastor Erionin do te ndihmojme qytetin, do te lutemi per kete qytet. Pastor Erioni na dha idene per te pastruar qytetin nga mbeturinat. Kemi degjuar se qytetaret te cilet shkojne ne kishe kur mbaron predikimi merren me pastrimin e rrugeve. Lushnja eshte shume e pistë dhe ne duam ta përmirësojme këtë gjendje ku ndodhet aktualisht. Ne mund të bëjmë diçka se bashku ashtu siç edhe bënte Jezusi”, thotë Bler Alvider, student suedez.

Studentet kane blere vete qeset dhe dorezat dhe kane nisur te pastrojne ne rruge por edhe para njesive tregetare qe mbeturinat i kane hedhur ne rruge. Te rinjte kane vijuar punen e tyre edhe ne rruget e tjera per pastrimin nen vezhgimin indiferent te banoreve.

Asnje nga banoret e qytetit nuk u bashkua me studentet ne kete aksion te rralle. Edhe kur ata pastronin para ndonje shtepie, banoret e tyre dilnin thjeshte te shikonin me kuriozitet keta te huaj, qe po u pastronin rruget para shtepive te tyre qe vete i kane ndotur. Aksioni i studenteve suedeze do te zgjase edhe dy dite te tjera.