Teknikë e re për të diktuar çrregullimet gjenetike

Nga Dorjan
Shkruar ne 08 Qer 2012 ora 6:04pm

SHBA - Shkencëtarët amerikanë kanë realizuar një teknikë që eventualisht mund të lejojë kontrollin e hollësishëm për mijëra çrregullime gjenetike, nëpërmjet një procedure që nuk është e dëmshme për fetusin.

Shkencëtarët në Universitetin e Uashingtonit thonë se kanë përdorur mostra gjaku nga gratë shtatzëna dhe pështymë nga burrat, për të përcaktuar përbërjen gjenetike të fëmijës së pa lindur. 

Shkencëtarët e kryen studimin e tyre tek një grua që ishte vetëm 18 muaj shtatzënë. Ata thonë se procedura mbart më pak rreziqe se procedurat e tjera gjenetike, të kryera duke marrë mostra nga fetusi ose nga placenta.

Dr. Piter Ben, profesor i gjenetikës dhe biologjisë në Universitetin e Kënektikatit, tha se procedura është një hap i rëndësishëm përpara.

Megjithatë, Dr. Ben tha se janë të nevojshme kërkime të mëtejshme për të përcaktuar se cilat mutacione gjenetike janë të rëndësishme.
Rezultatet e studimit u botuan në revistën “Science Translational Medicine”.