Tentojnë të grabisin kabinën elektrike, vdesin 2 të rinj

Nga Dorjan
Shkruar ne 15 Mar 2012 ora 7:02pm

TIRANE – Dy të rinj humbën jetën sot në Qafë Krrabë pasi janë goditur nga rryma e tensionit të lartë. Ata janë Valter Hasmuça, 21 vjeç dhe Aleks Peçi, 18 vjeç.

Policia lokale mendon se viktimat po tentonin të grabitnin kabllin elektrik brenda një kabine kur janë goditur nga rryma e tensionit të lartë. Dyshimi vjen pasi ata ishin emra të njohur për forcat e rendit për shkak të precedentëve të tyre.