Tenton të shuajë flakët pranë shtëpisë, vdes 67- vjeçari

Nga Dorjan
Shkruar ne 24 Mar 2012 ora 5:49pm

PUKE- Një 67- vjeçar ka humbur jetën sot në përpjekje për të shuar një zjarr në afërsi të shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne fshatin Rrypë të Pukës, ku viktimë ka mbetur shtetasi Qamil Maluku.

Sipas të dhënave të para, Maluku ka gjetur vdekjen në përpjekje për të shuar zjarrin i cili kishte përfshirë pyjet në afërsi të shtëpisë së tij. Era e fortë e ka bërë të pamundur shuarjen e flakëve, të cilat rezultuan fatale për të.

Zjarrfikëset e kanë patur të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit malor. Banorë të fshatit dhe të afërm të tij kanë mbërritur vonë në vendin e ngjarjes.