TEPELENË- Policia e Tepelenës ka arrestuar sot katër shtetas algjerianë pa dokumenta përkatëse, të cilët kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë nga Greqia.
Sipas burimeve të policisë locale, bëhet me dije se këta shtetas kanë udhëtuar drejt vendit tonë me autobusin e linjës Sarandë-Tiranë, ndërsa nuk dihet destinacioni I tyre.
Policia e Tepelenës e ka dërguar autobusin dhe pasagjerët në Gjirokastër për verifikime të mëtejshme.