Terapia me alga kundër celulitit

Nga Dorjan
Shkruar ne 08 Qer 2012 ora 6:06pm

TIRANE - Terapia me alga është metoda në të cilën më së shumti përdoren dy lloje algash – alga luminaria dhe algat e quajtura dushku i detit.

Në sajë të forcës së lartë të thithjes së lëngjeve dhe nxjerrjes së toksineve nga lëkura dhe indet nënlëkurore, algat shumë mirë filtrojnë shtresat e grumbulluara , ndërkaq për shkak se kanë përmbajtje të lartë të jodit dhe të materieve të shumta shkrijnë celulitin dhe indet yndyrore. 

Mënyra e aplikimit është e ngjashme me terapinë me baltë. Për të shtuar depërtimin e substancave aktive pas përdorimit të algave, trupi mbështillet në termo-batanije pastaj ngrohet deri në temperaturë të caktuar.

Për shkak të shtimit të qarkullimit substancat aktive depërtojnë më mirë, ndërsa me anë të djersitjes nëpër lëkurë lirohen shumë toksine nga trupi.