Tërmet 4.5 shkallësh në Ulqin

Nga Dorjan
Shkruar ne 26 Mar 2012 ora 6:12pm

Një tërmet me fuqi mesatare e ka goditur sot në ora 05:00 të mëngjesit rajonin e Ulqinit, ndërsa nuk ka informata për dëme eventuale, njoftojnë nga Instituti sizmologjik i Malit të Zi.

Si njofton Instituti sizmologjik i Malit të Zi, epiqendra e tërmetit të sotëm ishte 19 kilometra në jug të Ulqinit, në thellësi prej 18 kilometrash nën sipërfaqe të tokës, kurse fuqia e tij ishte 4.5 ballë të shkallës Rihter.
Deri tani, ende nuk ka informata për ndonjë dëm eventual, njoftoi Enti sizmik i Malit të Zi.