TERMINALI MULTIMODAL, 11 KOMPANI TË INTERESUARA

Nga Dorjan
Shkruar ne 27 Mar 2012 ora 7:15pm

TIRANE- 11 kompani të njohura ndërkombëtare kanë shprehur interesa për studimin e fizibilitetit për terminalin multimodal të pasagjerëve në Tiranë. Njoftimi vjen nga Bashkia e Tiranës, e cila thekson se “deri në fund të muajit Prill, Bashkia e Tiranës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të zgjidhin kompaninë e cila do të bëjë studimin e fizibilitetit.”

Në faqen e saj zyrtare, BERZH bën të ditur se Bashkia e Tiranës dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë mbyllur fazën e parë të pranimit të intersit nga kompanitë ndërkombëtare për të qënë konsulent në studimin e fizibilitetit dhe mbështetjes së procedurave të koncesionit për terminalin multimodal të pasagjerve.

Afati i përcaktuar për ta përfunduar studimin është 9 muaj, ndërsa puna do të nisë në mujin maj. Buxheti i akorduar nga BERZH për realizmin e këtij studimi është 500 000 euro.

Sipas Bashkisë së Tiranës, Terminali i ri Multimodal do të akomodojë 10 linja autobusësh, mbi 400 mikrobusë, dhe rreth 350 taksi.