Terror ne nje shkolle 9 vjecare ne Shkozet, arrestohet 21-vjeçari

Nga Dorjan
Shkruar ne 30 Pri 2012 ora 5:06pm

Një 21-vjeçar me precedentë penalë terrorizoi në orët e drekës nxënësit e një shkolle nëntëvjeçare në zonën e Shkozës në Tiranë, të cilët po dilnin nga shkolla pas mbarimit të mësimit.

21-vjeçari Emiljano Gjoni mësohet se ka ndaluar para shkollës 9-vjeçare “Androkli Kostallari” me makinën e tij dhe ka qëlluar për pak minuta në ajër duke shkaktuar panik tek nxënësit e shkollës dhe kalimtarët aty pranë.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë së Tiranës, pasi një grup efektivësh ndodheshin në afërsi të shkollës.

Ata e kanë ndjekur në pak minuta duke e vënë në pranga të riun.

Emiljano Gjoni sipas policisë është një person i njohur nga uniformat blu pasi ai është autor i vjedhjeve të ndryshme në zonën e Shkozës dhe të Brrylit.