Testi i parë i gjakut që zbulon depresionin tek adoleshentët

Nga Dorjan
Shkruar ne 28 Pri 2012 ora 2:21pm

Një analizë gjaku për të nxjerrë në pah depresionin e rëndë është zhvilluar në SHBA dhe në fakt prova e parë e gjakut është bërë për të zbuluar këtë problem tek adoleshentët.

Për ta realizuar këtë, një skuadër nga univeristeti Northwestern tha se metoda ka një qasje inovative që do të lejojë një diagnostifikim falë matjes së një grupi të veçantë gjenesh në gjakun e pacientit.

Metoda aktuale e diagnostifikimit të depresionit është subjektive, bazohet në aftësitë e pacientit që të tregojë simptomat e tij dhe në aftësinë e mjekut për t’i interpretuar ato.

Për më tepër adoleshentët janë shumë të ndjeshëm ndaj depresionit dhe për të ndryshuar shpejt humor, kështu që njohja e problemit mund të bëhet edhe më komplekse.

“Duhet të bëjmë më të mirën”, tha Eva Redei, pedagoge psikiatrie dhe e shkencës së sjelljes në këtë universitet. Vlerësohet se depresioni i rëndë godet 2-4% të para-adoleshentëve për t’u bërë 10-20% në adoleshencë.

Në studim janë analizuar 14 adoleshentë me depresion të rëndë që nuk ishin trajtuar klinikisht, dhe 14 të tjera pa depresion, të gjithë të moshës 15 deri në 19 vjeç.

Subjektët me depresion dhe ato nën kontroll janë krahasuar sipas seksit dhe përkatësisë etnike. Dhe ka rezultuar se 11 teste gjaku kanë arritur të zbulojnë personat me depresion. Përveç kësaj 18 nga 26 treguesit e ekzaminuar kanë mundur të tregojnë nëse vuajnë nga depresioni i rëndë dhe kush vuante nga ç’rregullime ankthi. Kërkuesit kanë shtuar se këtë rezultate tregojnë se mund të jemi në gjendje të krijojmë një test gjaku për të diagnostifikuar depresionin.