Thashetheme Për Banorët; Françeska, E Pasigurt Për Lidhjen Me Ermalin Jashtë Shtepisë.

Nga Dinejda
Shkruar ne 29 Mar 2012 ora 11:53am

Në dhomën e gjumit Françeska qëndron pranë Ermalit. Fillimisht ata puthen e përqafohen, por pas pak, në praninë e Gentës fillojnë të kapen pas fjalëve. Genta u thotë se sa herë gjendet pranë tyre, ata grinden. Françeska i thotë Ermalit se do të shkojë në sallon, pasi është më mirë që të largohet në këtë moment. Ajo shton se po të qëndrojë, do të debatojnë, kështu që është më mirë që të iki që të qetësohen të dy. Françeska shprehet se Ermali ka gjithë ditën që rri ftohtë karshi saj, ndërkohë që ajo ka një muaj që i rri nga pas. Ermali e dëgjon dhe rri pa folur e Françeska shton se kur Ermali është i mërzitur, ajo kujdeset për të, ndërsa nuk ndodh e anasjellta. Ermali i thotë që ajo duhet t’i masë gjërat para se t’i bëjë.

Pranë tyre afrohet Anila e ata fillojnë të flasin për Klaudjën. Anila shprehet se Klaudja ka komentuar Françeskën, duke thënë se ka bërë veprime provokuese gjatë provës së sotme, ndërkohë që dje gjatë provës me Erionin, kanë shkëmbyer puthje. Anila thotë se Klaudja duhet të ishte e para që nuk duhet të paragjykonte pasi për të përfituar 5 cigare, është puthur me Erionin. Françeska shprehet se Klaudja nuk ka realizuar asnjë provë për së mbari, e nga ana tjetër do të bëjë si e ndershme, pasi do të nxjerrë imazhin që edhe pse është vajzë që frekuenton rregullisht jetën e natës, është e ndershme. Anila shprehet se Klaudja deri më tani ka folur vetëm për lokalet e natës, e s’ka dhënë asgjë tjetër.

Françeska shprehet se mendon që Erioni e pëlqen shumë Klaudjën dhe jo e anasjellta. Ajo shton se mardhënien e Lorit me Gracianon nuk mund t’i quajë lidhje pasi nuk i ka parë asnjëherë të bëjnë ndonjë gjest dashurie apo ndonjë zënkë të vogël, e shton se Graciano ditët e fundit po influencohet shumë nga Klaudja. Anila përgjigjet se Graciano nuk ndryshon lehtë, por prania e Liamit dhe e Klaudjës po ndikojnë tek ai. Françeska shprehet për Klaudjën: “Asaj femre i kam hequr vizën”, pasi komenton të qeshurat e Klaudjës, kur është rrëzuar ajo (Françeska). Anila më pas flet për Liamin, duke thënë se do të debatojë me të, e nuk do të përfshihen banorët e tjerë, pasi në këtë mënyrë ai përfiton dhe largohet.

Françeska shprehet se është e pasigurt për mënyrën sesi do të shkojë lidhja e saj me Ermalin jashtë, pasi këto ditë ai po i rri shumë ftohtë. Anila e pyet nëse Françeska e ka menduar që mund të krijonte një lidhje në BB e ajo i përgjigjet se nuk ia ka marrë mendja pasi dhe i ati e ka porositur që të mos lidhet, ndërsa për të tjerat le të bënte ç’të donte. Ajo shton se Ermalin e ka parë që kur ka qenë në Mister, e nëpër revista dhe i është dukur mendjemadh. Ndërsa kur është futur në BB, gjithçka ka nisur si lojë, por më pas është kthyer në realitet e nuk do që ta humbasë e i jep vetes forcë që të rrijë sa më shumë me Ermalin.