The Economist: Grekët të parët në botë për zgjatjen e penisit me ndërhyrje kirurgjikale

Nga Dorjan
Shkruar ne 28 Pri 2012 ora 4:36pm

Sipas “The Economist”, grekët renditen të parët në botën, në listën e Organizmit Ndërkombëtar të Etikës dhe Kirurgjisë Plastike, kjo pasi janë ata të cilët kryejnë më shumë se gjithkush tjetër, anë e mbanë botës, ndërhyrje kirurgjikale për të zgjatur penisin e tyre! Të dhënat e “The Econimist” janë bazuar në studimin e Organizmit Ndërkombëtar të Etikës dhe Kirurgjisë Plastike.

Po sipas këtij organizmi, në listën e posaçme, shteti tjetër i cili veçon nga të tjerët, është Brazili, ku rezulton se bukuroshet Braziliane, zënë vendin e parë në botë në ndërhyrjet kirurgjikale për zgjerimin e vagjinës. Gjithashtu, po sipas të njëjtit raport, në 2011-ës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zinin vendin e parë në ndërhyrjet kirurgjikale të estetikës, me 3,3 milionë ndërhyrje në vit.

Brazili zë vendin e dytë, ndërsa ndërhyrjet plastike të estetikës tek femrat braziliane, zinte vendin e parë.Ndërkohë nëse krahasohen shifrat e regjistruara në raport, në bazë të popullsisë së shteteve në fjalë, Greqia është ajo e cila fiton bindshëm vendin e parë.