“The Guardian” për shqiptarët

Nga Dinejda
Shkruar ne 18 Maj 2012 ora 12:22pm

ANGLI- Gazeta prestigjioze londineze “The Guardian” në shkrimin për Javën e Shekspirit, mbajtur në Londër, tregohet e pamëshirshme me të tri trupat ballkanike, atë serbe, atë shqiptare dhe atë maqedonase.

Duke mos prekur dy shtetet e tjera (më poshtë po shënojmë edhe linkun ku mund ta lexoni në anglisht), kemi bërë një përkthim modest të pjesës ku shkruhet për Shqipërinë: “Është histori antike edhe për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë i cili luan pjesën e II, megjithëse (vjen) me rrobat e veta kombëtare me fustanella dhe mantele të zbukuruara. Statike dhe zyrtare me rrobat e tyre të purpurta, Oborri i Henrit duket si një imazh i Senatit të Çezarit. Me gjithë pëshpërimat e konspiracionit përqark, Indrit Çobani e sjell Henrin si një drejtor shkolle pa shije, që gjithsesi nuk është edhe shumë i papërshtatshëm por është i mërzitshëm. Roli i rebelit Xhak Cade i luajtur nga Bujar Asqeriu, një Rambo baritor, të jep një efekt pozitiv të shumëpritur, por ky efekt prishet nga aktrimi i pasuesve të tij të zhurmshëm. Dhe kështu ne ‘trajtohemi’ nga një gamë e tërë stereotipash të paarrira, një aktor që luan një karakter të gjymtuar me një dorë brenda një bluze, dikush tjetër që përpiqet të duket i verbër, një asortiment i një lloji të të mësuarit me shumë vështirësi.