Thënie Nga Njerëz Të Mëdhenj Për Femrën

Nga Dorjan
Shkruar ne 22 Pri 2012 ora 5:18pm

1. “Askush nuk mund të të bëjë të ndjehesh më pak inferiore pa lejen tënde” – Eleanor Roosevelt.

2. “Nëse dëshiron të flitet për diçka, pyet një mashkull; nëse dëshiron që diçka të bëhet, pyet një femër” – Margaret Thatcher.

3. “Burrat të cilët i trajtojnë femrat si të pafuqishme dhe lodra të këndshme meritojnë gra të cilat do t’i trajtojnë ata si një llogari bankare bujare dhe zemërgjërë” – autori i panjohur.

4. “Gratë janë krijueset e vërteta të shoqësisë” – Harriet Beecher Stowe.

5. “Zoti grave u ka dhënë intuitë dhe feminitet. Nëse i përdorin ato siç duhet, kombinimi i tillë krijon konfuzion në kokën e çdo mashkulii” – Farrah Fawcett.

6. “Mënyra më e shpejtë për ndryshimin e shoqërisë është mobilizimi i grave mbarë botën” – Charles Malik.

7. Ginger Rogers ka mundur gjithçka si edhe Fred Astaire, por mbarapa edhe në taka të larta” – Faith Whittlesey.

8. “Gratë të cilat duan të jenë të barabarta me burrat u mungon ambicia” – Timothy Leary.

9. “Ndiqni instiktet tuaja. Atëherë urtësia e vërtetë do të manifestohet vetvetiu” – Oprah Winfrey.

10. “Historia na mëson se gratë do të harrohen nëse ato harrojnë të mendojnë për veten” – Louise Otto.

11. “Herën e parë martohesh për shkak të dashurisë, herën e dytë për shkak të parave, ndërsa herën e tretë për shkak të shoqërisë” – Jacqueline Kennedy Onassis.

12. “Fjalët janë afrodiziaku më i mirë për gratë. Pika G është te veshët. Ata të cilët e kërkojnë më poshtë, humbin kohë” – Isabel Allende.