Thenie te spikatura per dashurine

Nga Dorjan
Shkruar ne 23 Pri 2012 ora 10:40am

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos provo asnjëherë një dashuri që s’e ndjen, sepse dashurinë s’e komandojmë dot!
Alan WATTS

Mbase ndjenjat që përjetojmë kur jemi të dashuruar pasqyrojnë një gjendje normale. Të jeni të dashuruar tregon se si duhet të jetë një njeri në të vërtetë.
Anton CHEKHOV (1860 – 1904)

T’i kesh frikën dashurisë do të thotë t’i keshë frikën jetës, dhe ata që i frigohen jetës janë tre pjesë të vdekur.
Bertrand RUSSELL (1872 – 1970), Martesa dhe morali (1929)

Dashuria s’mjafton. Duhet të jetë themeli, gurthemeli – por në asnjë mënyrë struktura e tërë. Është shumë e lakueshme, shumë e butë.
Bette DAVIS (1908 – 1989)

Pastërtia e mendjes do të thotë çiltërsi e pasionit, prandaj një mendje e pastër dashuron nxehtësisht dhe sheh qartë atë që do.
Blaise PASCAL (1623 – 1961)

Takimi i dy personaliteteve është si një kontakt i dy substancave kimike: nëse ka reaksion, të dyja transformohen.
Carl JUNG (1875 – 1961)

Të duash dhe të të duan do të thotë të ndjesh diellin nga të dyja anët.
David VISCOTT Si të jetosh me një person tjetër, 1974

Çdo dashuri që s’ka shoqërinë si pikënisje është si një mur i ndërtuar në rërë.
Ella W. WILCOX

Gjithmonë ka ca çmenduri në dashuri. Por poashtu gjithmonë ka ndonjë arsye në çmenduri.
Friedrich NIETZSCHE

Dashuria është triumfi i imagjinatës mbi inteligjencën.
H.L. MENCKEN

Ilaçi i vetëm i dashurisë është të dashurosh më shumë.
Henry David THOREAU

Pasioni e bën botën të rrotullohet. Dashuria vetëm e bën një vend më të sigurtë.
ICE T

Një fjalë na çliron nga të gjithë barrat dhe dhimbjet e jetës: ajo fjalë është “dashuria”.
SOFOKLIU

Dashuria ose është ose s’është! S’ekziston gjë e tillë si “dashuri e pakët”
Toni MORRISON (1931 -) Beloved

Dashuria s’është vendim. Është një ndjenjë. Sikur të mundnim të vendosim kë të duam do ishtë shumë më thjeshtë por shumë më pak magjike.
Trey PARKER dhe Matt STONE, South Park, Chef Aid, 1998

Duaji të gjithë, beso vetëm disa. Askujt mos i bëj keq.
William SHAKESPEARE (1564 – 1616),”All’s Well That Ends Well”

Mosha s’ju mbron nga dashuria, por dashuria, deri diku, ju mbron nga mosha.
Jeanne MOREAU

Pjesa më e dhimbshme e një dashurie është t’i falni gabimet njëri-tjetrit.
John SHEFFIELD