Thertoret në kryeqytet, DSHP: Vetëm 4 plotësojnë kushtet higjieno-sanitare

Nga Dinejda
Shkruar ne 21 Maj 2012 ora 12:46pm

TIRANE-Në kryeqytet vetëm 4 thertore që plotësojnë kushtet higjieno- sanitare konform dokumentacionit përkatës. Të dhënat bëhen publike nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Tiranë, Mhill Gecaj.

Sipas tij, kushtet higjienike në këtë institucione janë të pakontrollueshme duke qenë se pjesa më e madhe e tyre ushtrojnë aktivitetin në të zezë. Megjithatë, Gecaj pohon se s’i rezultat i punës së bërë nga ky institucion është bërë i mundur identifikimi i 50 subjekteve të tilla dhe pas kësaj edhe gjobitja e tyre apo edhe mbyllja e aktivitetit. Gecaj thotë se një nga arsyet se përse po ngrihen thertore informale është se subjektet e licencuara dhe që ofrojë standardet e duhura të tregtimit nuk plotësojnë nevojat e qytetarëve pasi janë të pakta në numër. Inspektimet janë ushtruar dhe në dyqanet e tregtimit të produkteve shtazore dhe atyre të peshkut. Një pjesë e tyre sqaron Gecaj nuk garantonin kushte tregtimi të këtyre produkteve. Kështu që dhe tek to u morën masa me gjobë deri dhe paralajmërime për pezullim aktiviteti.