Tinguj misteriozë dëgjohen në gjithë botën, shkencëtarët të tensionuar (video)

Nga Dorjan
Shkruar ne 11 Apr 2012 ora 7:15pm

Tinguj misterioz dëgjohen në shumë vende të ndryshme të botës dhe shkencëtarët e kanë të vështirë  për të shpjeguar arsyen, shkakun, qëllimin dhe burimin e këtij tingulli shqetësues e misterioz.
Incidente kanë ndodhur në Kosta Rika, ndërsa dëgjimi i fundit i tingullit misterioz, ndodhi në Ukrainë, në jug të Suedisë, Kanada dhe në veri-lindje të Anglisë. Mijëra banorë në Kosta Rika kanë dëgjuar dhe regjistruar me kamerat e tyre tingullin misteriozë dhe i kanë vënë videot në internet, duke kërkuar përgjigje nga specialistët e fushës, pasi tingulli duket sikur vjen nga qielli, thanë të gjithë ata të cilët dëgjuan ulërimat!
Fenomeni i titullit misterioz ka ngjallur shumë reagime dhe debate të ashpra, pasi askush nuk është në gjendje të shpjegojë prejardhjen e tij. Janë me dhjetëra shtetet të cilat kanë denoncuar fenomenin dhe shkencëtarët e tyre po merren me studimin e tij për të zbuluar misterin që ai fsheh.
Sipas shkencëtarëve nuk është regjistruar ndonjë dukuri e veçantë, si p.sh një tërmet etj, veç regjistrimit të tingullit të çuditshëm.
Torit rreth fenomenit janë të shumta, p.sh për një aeroplan supersonik i teknologjisë së fundit i cili thyen shpejtësinë e tingullit.
Dukuria e fenomenit është se në shumicën e shteteve të cilat e kanë denoncuar atë, deklarojnë se ai është më i theksuar gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa shkencëtarët akoma nuk mund të japin një shpjegim të saktë rreth tij.

Ndiqni videon që vijon:http://www.youtube.com/watch?v=GZ2ZcmMxehk&feature=player_embedded#!