Tiranë, aksidentohet për vdekje fëmija 5-vjeçar

Nga Dinejda
Shkruar ne 05 Apr 2012 ora 6:23pm

TIRANE – Një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme, pasi u përplas nga një automjet në rrugën e Rinasit, në Vorë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se fëmija me iniciale S.D., po kalonte në anën tjetër të rrugës kur u përplas për vdekje nga një mjet me targa të Tiranës 2917 H.

Mësohet se policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, 27-vjeçarin Dashamir Kuci, i cili do të paraqesë dëshminë e tij në komisariat.

Sipas policisë, fëmija i ka prerë rrugën makinës, por dyshohet se edhe mjeti udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.