Tiranë, arrestohet një shtetas i kërkuar për vrasje.

Nga Dinejda
Shkruar ne 29 Mar 2012 ora 10:46am

Tiranë – Një shtetas i kërkuar për vrasje u arrestuar pasditen e shkuar nga Polivia e Tiranës.Eduard Dushku, 37-vjeç, banues në Sauk u arrestuar në afërsi të ish-Profarmës, pasi kërkohej për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjend dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një armë e tipit Pistoletë me mulli me fishekë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në ngarkim të tij, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 27 Shtator 2011 ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”  për Veprën Penale: “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ky shtetas eshte autori i vrasjes se shtetasit Avdulla Vrapi, ngjarje kjo e ndodhur ne vitin 2011 në Tiranë.