Tiranë, burg pa afat për shefin e krimeve në komisariatin Nr.1

Nga Dorjan
Shkruar ne 19 Apr 2012 ora 2:22pm

TIRANË- Burg pa afat, ka qënë masa e marre nga gjykata e Tiranës ndaj shefit të krimeve në Komisariatin Nr.1 në kryeqytet Fatos Goxhaj. Trupi gjykues ka vendosur sot të lërë në burg Goxhajn, i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe aktiv.

Pas një hetimi disa mujor u arrit të zbulohej se Goxhaj përfitonte para në këmbim të mbylljes së cështjeve penale.

Shefi i krimeve në komisariatin Nr.1, i cili ushtronte këtë detyrë që prej vitit 2010, u arrestua tre ditë më parë.