Tiranë, burri godet gruan me sopatë

Nga Dorjan
Shkruar ne 10 Pri 2012 ora 10:14pm

TIRANE-Një krim brenda familjes trondit kryeqytetin mbrëmjen e së martës.
Policia mëson se shtetasi Ramiz Qershia ka goditur bashkëshorten e tij Shqiponja Qershia me sopatë duke i shkaktuar plagë të rënda.
Gruaja është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa policia ka shoqëruar bashkëshortin.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja ishte shkak i një sherri ne familje. Cifti grindej shpesh dhe policia ishte njoftuar disa herë për stuatën në familjen Qershia.