Tiranë, çifti shkon për të blerë unazë, burri e gëlltit, Policia: E ka në bark

Nga Dorjan
Shkruar ne 12 Maj 2012 ora 5:32pm

TIRANË - Ka dashur të bëjë dhuratë një unazë floriri të shtrenjtë nuses së tij të ardhshme, por mënyra që ka menduar, ka qënë tejet e vecantë.

I shtyrë edhe nga pamundësitë ekonomike, por me dëshirën e madhe për t’i shprehur dashurinë përmes një unaze të shtrenjte, që do të kurorëzonte lidhjen e tyre, 27 vjecari Erjon Cërriku ka gëlltitur unazën e përzgjedhur, duke e vjedhur në këtë mënyrë atë.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një argjendari në kryeqytet. Ka qënë ora rreth 20:00 e mbrëmjes kur dy personat janë futur brenda argjendarisë pranë kafë ‘Flora’ dhe i kanë kërkuar argjendarit që t’iu tregojë unazën më të shtrejntë të floririt. 

Në momentin që bashkëshortia e tij po hutonte argjendarin, 27 vjecari Cërriku ka gëlltitur unazën. I alarmuar për humbjen e floririt pronari ka njoftuar komisariatin numër 3 për ngjarjen.

Pas ekspertizës dhe grafive të bëra nga ekspertët mjeko-ligjorë u vërtetua që unaza ndodhej në stomakun e 27 vjecarit me origjinë nga Yzberishti. I arrestuar në flagrancë, Erion Cërriku ndodhet në komisariatin numër 3, ku burime të këtij komisaritati bëjnë me dije se po mbajnë nën vëzhgim dhe nën kontroll, derisa nëpërmjet rrugëve gastrointensinale, të nxjerrë unazën 1 milionëshe, të cilën e mban në trup prej më shumë se 20 orësh.

I riu është i njohur për policinë për vjedhje dhe shitje të lëndëve narkotike.Tre ditë më parë Erion Cërriku u mbajt peng për disa orë nga dy persona për shkak se 27-vjecari u kishte vjedhur motorrin.