Tiranë, goditet grupi kriminal

Nga Dorjan
Shkruar ne 27 Pri 2012 ora 1:51pm

Policia e Tiranës në bashkëpunim me komisiariatet e Kavajës, Durrësit, Matit, Dibrës dhe Burrelit ka goditur një grup kriminal që vidhnin makinat dhe motorrët.

Si rezultat i operacionit te koduar bashkepunimi, u arrestuan shtetasit, Gentian Ahmetsulaj nga Mati dhe Klajdi Kurti nga Dibra. Gjithashtu ka nisur ndjekja penale per nje shtetase me inicialet M.M, ndersa eshte shpallur ne kerkim Fatjon Veizi nga Tirana. Zyra e Shtypit e Drejtorise se Policisë se Tiranes ka bere te ditur aktivitetin kriminal te ketij grupi.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjerin dyshohen të jenë autorë të vjedhjeve të konsiderueshme automjetesh dhe motorrave, ku në total është zbardhur dhe është bërë dokumentimi ligjor në përfshirjen e tyre të 50 vjedhjeve të automjeteve e motorrëve. Nga hetimi i deritanishem nga strukturat e hetimit të krimit ka rezultuar se ky grup kriminal, pasi realizonin vjedhjet e makinave lukzoze të tipit benz i shisnin ndërsa të automjeteve të përdorura bënin çmontimin e tyre në pjesë këmbimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ne cilesine e provave materiale jane gjetur çelesa te ndryshem qe perdoreshin per vjedhjen e mjeteve, si dhe nje sasi prej 70 mije lekesh qe dyshohet se eshte perfituar nga shitja e pjeseve te mjeteve te vjedhura.