Tiranë, grabitësi plagos me thikë argjendaren.

Nga Dinejda
Shkruar ne 11 Mar 2012 ora 12:53pm

Tiranë – Një grua mbeti e plagosur rëndë me thikë sot në Tiranë, teksa grabitësi tentoi t’i vidhte sende të çmuara floriri.Ai nuk ka mundur të marrë as florinj dhe as para nga dyqani, teksa ka përfunduar në spital me plagë. Rastet e grabitjes së argjendarive janë bërë të shpeshta në kryeqytet, teksa në disa raste janë shoqëruar edhe me vrasje të pronarëve.Ngjarja ndodhi në hyrje të Rrugës së Durrësit në Tiranë, në një prej argjendarive të shumta të kësaj zone, kur një shtetas ka hyrë brenda shitores, duke kërcënuar me thikë shitësen për dhënien e florinjve.Gruaja, 39-vjeçarja A.Berisha, ka refuzuar dhe grabitësi më pas e ka qëlluar me thikë, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, teksa u ka shpëtuar forcave të policisë.Ai nuk ka mundur të marrë as florinj dhe as para nga dyqani, teksa ka përfunduar në spital me plagë. Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur hetimet dhe po zhvillojnë kontrolle intensive për arrestimin e autorit.