TIRANË, KAPET NJË PERSON I RREZIKSHËM

Nga Dorjan
Shkruar ne 28 Mar 2012 ora 10:45pm

Policia e kryeqytetit njofton se ka arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Bëhet fjalë për kapjen e Eduard Dushkut, 37 vjeç banues në Sauk.

Arrestimi i Dushkut është bërë pasi ndaj tij është lëshuar një urdhër me masa sigurie “arrest me burg” për veprën penale “vrasje në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

37-vjeçari dyshohet se është autor i vrasjes së Abdulla Vrapit,  ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2011, në Tiranë.

Në momentin e arrestimit atij i është gjetur një pistolet më mulli.