Tiranë, mbytet një fëmijë në liqenin e Farkës

Nga Dorjan
Shkruar ne 02 Apr 2012 ora 4:05pm

TIRANË-Një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në liqenin e Farkës. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:00 pak km larg kryeqytetit, ndërsa policia ka mbërritur në vendgjarje dhe ka nisur hetimet.

Nga dëshmitë e para në vendgjarje mësohet se 13-vjecari A.P banues në Shkozë ka qenë duke u larë me shokët në liqen, dhe se kanë qenë këta të fundit që kanë konstatuar se miku i tyre nuk ka dalë nga uji.
Fëmijët të alarmuar njoftuan prindërit dhe më pas mbërriti në vendgjarje dhe policia si dhe forcat RENEA.
Vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e 13-vjecarit.