Tiranë, policia heq fasadën rrethuese të ish-pub Manhatan

Nga Dinejda
Shkruar ne 26 Maj 2012 ora 4:29pm

TIRANE-Policia Bashkiake e kryeqytetit dhe ajo e rendit kanë nisur sot paradite një aksion në Tiranë për lirimin e hapësirave publike.

Aksioni është përqëndruar tek zona e ish-Bllokut, pikërisht tek ish-pub ‘Manhatan’. Policia bashkiake ka hequr fasadën rrethuese të ish-pub-it duke cliruara kështu trotuarin për kalimtarët. Prej vitesh kjo fasadë ka qenë e mbuluar.

Shtesa tek ish-pub ‘Manhatan’ është e përbërë nga metal i rëndë. Bashkia bën të ditur se personi që ka marrë ambientet e këtij lokali me qera ka aplikuar që në vitin 2008 për një shtesë dhe për leje provizore, të cilat nuk i janë dhënë asnjehërë. “Më pas personi ka aplikuar tek ALUIZNI për legalizimin e konstruksioni metalik të rëndë, aplikim që sërish është refuzuar”, bëri të ditur policia bashkiake.

Me arsyen se personi që zotëron ambientet e ish-pub nuk ka asnjë dokumetn që të justifikojë shtesën metalike, atëhere lindi nevoja që kjo strukturë të hiqet dhe të lirohet ambienti i trotuarit i zënë prej shumë kohësh.

Ndërkaq do të mbahet edhe një procesverbal për dobësim e kollonave mbajtëse të pallatit.