Tiranë, pranga gardistit, dyshohet për shfrytëzimin e një të miture

Nga Dinejda
Shkruar ne 31 Maj 2012 ora 11:28am

TIRANE - Policia e Tiranës prangosi një 25-vjeçar, më detyrë efektiv në Gardën e Republikës, cili i dyshohet për shfrytëzimin e një vajze të mitur, për qëllime prostitucioni.

Policia bëri të ditur se shtetasi Ilirjon Hajrulla Gjoni u ndalua pas depozitimit të një kallëzimi penal nga një shtetase 15-vjeçare, e cila pretendon se për një periudhë 5-mujore është shfrytëzuar për prostitucion.

Sipas policisë, dyshohet se 25-vjeçari Ilirjon Gjoni ka pasur një histori dashurie me 15-vjeçaren dhe më pas dyshohet se e ka shfrytëzuar për prostitucion në disa motele në Tiranë.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.