Tiranë, qëllohet efektivi i policisë

Nga Dorjan
Shkruar ne 15 Mar 2012 ora 9:32pm

Plagoset me armë zjarri një efektiv i policisë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të rrugës Vasil Shanto në Tiranë, ku efektivi Albert Kryemadhi është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Kryemadhi, me detyre shef i sigurisë në burgun e Fushë Krujës, po kthehej nga puna në momentin e ngjarjes dhe ishte i veshur me uniformë.